Dario Benedeto është një emër shumë i njohur në Amerikën e Jugut. Sulmuesi argjentinas ka qenë një ndër lojtarët më të famshëm në kontinentin e Amerikës së Jugut, por Europa nuk është më një ëndërr në sirtar për të. Në moshën 29-vjeçare Benedetos i ka ardhur një ofertë e që s’mund ta refuzojë.
Olimpiku i Marsejës dorëzoi një ofertë prej 16 milionë eurosh për kartonin e sulmuesit, çka ka bindur drejtuesit e Boka Zhuniors. Lojtari ka kaluar ditën e sotme testet mjekësore në Marsejë dhe do të firmosë një kontratë
Në tri vite te Boka Zhuniors, Benedeto ka shënuar 43 gola në 67 ndeshje, shifra këto që i kanë mundësuar pesë paraqitje me kombëtaren argjentinase. Marseja është zhgënjyer viti pas viti nga sulmues si Mitroglu, Zhërmen dhe Baloteli, ndoshta argjentinasi do ia dalë të thyejë këtë mallkim që ka prekur sulmuesit e skuadrës franceze.