Mungesa e Gareth Bejl në listën e të grumbulluarve për turneun miqësor “Audi Cup” solli shumë spekulime nga medie të ndryshme në për botë. Fillimisht u fol se uellsiani kishte braktisur skuadrën për shkak vendimit të presidentit Perez për të prishur në mënyrë të njëanshme negociatat me një klub kinez.
Megjithatë, ka qenë vetë trajneri Zidan që ka zbuluar problemin e vërtetë të uellsianit. Në daljen për shtyp pas humbjes ndaj Totenhem, trajneri francez tha: “Ai nuk udhëtoi me ne, pasi nuk kishte gjendjen e duhur fizike. Pas një diskutimi me doktorët, u vendos që gjëja më e mira ishte që ai të qëndronte në Madrid. Për momentin po stërvitet atje i diferencuar. Vendimi u mor në mënyrë të përbashkët nga lojtari, unë dhe stafi mjekësor”, tha Zidan.