VIDEO | Arbitri uellsian u bëhet makth, te Shkëndija dalin jashtë kontrollit

Shkëndija u eliminua ditën e djeshme nga kualifikueset e Europa League pas barazimit 1-1 në Luksemburg ndaj Dudelanzh. Minutat e fundit të takimit u shoqëruan me tension të lartë, teksa arbitri uellsian Juan Grifith dha dy karton të kuq në pak sekonda.

Fillimisht u ndëshkua Valmir Nafiu për një faull si lojtar i fundit. Ky vendim i uellsianit nuk u prit mirë nga lojtarët e skuadrës tetovare. Agim Ibraimi ishte më i inatosuri për këtë vendim të gjyqtarit. Sulmuesi e teproi me reagimin duke  e shtyrë me kokë arbitrin, gjë që u pasua me një tjetër karton të kuq.

Në fund të takimit lojtarët e Shkëndijës rrethuan trupën e gjyqtarëve për t’i kërkuar shpjegime në lidhje me vendimet e ndeshjes, ku gjyqtari kryesor dha tre kartonë të kuq për skuadrën tetovare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online