Befason Sevilja, 30 milionë € për “ish”-in e Realit

Kanë mbetur dhe shumë pak ditë nga mbyllja përfundimtare e merkatos së verës dhe klubet nëpër Europë po nxitohen për të mbyllur blerjet e fundit. Një ndër transferimet më të bujshme të këtyre ditëvë mund të jetë dhe shitja e sulmuesit të Lionit, Mariano Diaz, te Sevilja.

Sipas medieve franceze, klubi andaluzian ka ofruar 32 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, shumë kjo katërfish më e madhe nga ç’shpenzoi pala franceze një vit më parë kur e blenë sulmuesin nga Reali i Madridit.

Gjithsesi në marrëveshjen që madrilenët bënë me Lionin, atyre u lejohet e drejta e blerjes së lojtarit, por me të njëjtin çmim sa oferta më e larta, pra kudo që të shkojë lojtari, Lioni përfiton të njëjtën shumë. Mariano spikati sezonin e kaluar në kampionatin francez, ku në 34 ndeshje shënoi 18 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online