Batuta për golin e Kompani dhe një “thumbim” për Klop, Guardiola “show”

Pep Guardiola ka folur para gazetarëve në përfundim të ndeshjes ndaj Leister Sitit të fituar me rezultatin 1 – 0 nga skuadra e tij.

Tekniku katalanas nuk i kurseu batutat, ndërkohë që lëshoi dhe një “thumbin” për skuadrën e Jyrgen Klop, duke thënë se Liverpuli e ka pasur shumë më të lehtë se ata kampionatin për shkak të mungesës së presionit.

Si u ndjetë në momentin e golit të Kompani?
“Natyrisht u gëzova kur shënuam golin, por e dija që loja ishte e akoma e hapur. Leisteri u tërhoq mbrapa dhe nuk është e lehtë të kalosh mbrojtjen e tyre. Portieri, Shmajkëll, është lojtari i jashtëzakonshëm e lexon shumë mirë lojën e kundërshtarëve. Nuk e patëm të lehtë t’i sulmonim gjatë pjesës së parë. Na duhet dhe një fitore që të shpallemi kampion”.

Kur Kompani u çoi topin përpara, ishit i mendimit që ta gjuante?
“Jo jo. Në mendjen time s’duhet ta gjuante, por ai u tregua i zgjuar që nuk ndoqi mendimet e mija. Goli i pabesueshëm”.

Rëndësia e Vinsent Kompanisë?
“Ky klub ka lojtarë shumë të rëndësishëm. Ky klub ka krijuar histori me tituj. Këto trofe kanë ardhur si pasojë e lojtarëve që i kanë dhënë formë këtij klubi. Xho Hart, Pablo Zabaleta dhe Vinsent Kompani është një prej tyre. Fatkeqësisht dëmtohet shpesh, por kur është në formë është një mbrojtës i kompletuar, ka një personalitet lideri. E falënderojmë për golin, ishte shumë i rëndësishëm”.

“Na mbetet të shkojmë e të fitojmë kundër Brajtonit. Janë një ekip shumë i fortë, tani janë dhe më të lirshëm pasi kanë siguruar qëndrimin në Premier League. Barazuan në trasnfertë ndaj Arsenalit, ndërsa na hapën punë në në gjysmëfinalen e “FA Cup”. Gjithsesi e kemi në duart tona. Dikur ishim 7 pikë mbrapa, fituam 13 ndeshje radhazi dhe ja ku jemi”.

PRESIONI – “Në ndeshjet e fundit kemi fituar me vetëm një gol, por kemi kontrolluar krejtësisht lojën, nuk u kemi lënë skuadrave kundërshtare qoftë edhe një godijte këndi ose një gjuajtje në portë. Në tre muajt e fundit kemi qenë skuadra më e mirë. Nëse nuk fitonim një ndeshje, titulli do të na ikte, ndërsa Liverpuli luan pa presion, pasi ata e dinë që nuk e kanë në dorën e tyre, ata e kanë pasur të lehtë në ndeshjet e tyre, ndërsa ne jo. E meritojmë të ndodhemi këtu ku jemi”.

Kompani nuk shënonte nga jashtë zonës së rreptësisë prej pesë vitesh. A besoni se ishte shkruar ?

“Jo, jo aspak. Sa mbaroi pjesa e parë i thashë Kompanisë, shko përpara dhe gjuaj (qesh). Futbolli është një lojë e paparashikueshme, ka dhe gola të tillë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *