Batuta me “kunj” e Kualjarelës: Po të kisha lindur më vonë…

Fabio Kualjarela mbush 36 vjeç në janar. Sulmuesi italian është pjesë e Sampdorias që prej janarit të vitit 2016, teksa vjet ka bërë edhe nj nga sezonet më të mira. Plor 19 gola të shënuar, ndërsa sivjet ka shkuar dy herë te goli.

Në të shkuarën është kërkuar edhe nga Milani dhe diçka të tillë sulmuesi e ka pranuar edhe në një intervistë të dhënë për “Gazetta dello Sport”. Gjithsesi ai e ka ditur se ta bëjë një lëvizje të tillë asokohe nuk do të kishte qenë vendimi i duhur.

“Pas muajve të parë te Sampdoria në vitin 2006, ka pasur pak mundësi. Megjithatë ishte vetëm një iluzion, kështu që shkova tek Udineze. Milani kishte Inzagin, Ronaldon dhe Kakanë pas tyre”, është shprehur Kualjarela.

Ditët e sotme për sulmuesit ofertat kapin shifra të frikshme. Futbollisti i Sampdorias tregon batutën me mamanë e tij: “ Unë gjithmonë i them mamasë, nëse do të kisha lindur disa vite më vonë, do të kishte qenë mirë. Ditët e sotme të duhet vetëm një muaj që ekipet e mëdha të të ofrojnë një kontratë”.

Gjithashtu Kualjarela ka folur edhe për rinovimin me Sampdorian. “Unë nuk mendoj për këtë gjë më, jam i sigurt që presidenti Ferrero do të më telefonojë. Ai do ta gjejë ofertën dhe do të ma prezantojë mua për të qëndruar në klub”, ka deklaruar sulmuesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online