Spaleti: Rotacion kundër Lacios, një gjë nuk harroj nga ndeshja e kaluar

Interi po përgatitet të përballet me Lacion në “Olimpico” ditën e hënë në mbrëmje, për të vazhduan serinë pozitive në kampionat. Ndeshje e vështirë për djemtë e Spaletit, të cilët siguruan rikthimin në Champions pas gjashtë vitesh, pikërisht nga fitorja në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kundër Lacios në Romë.

Trajneri i Interit komenton sfidën kundër bardhekaltërve, tregon objektivin e klubit dhe ndalet te gjendja e Stefan De Vrij. Mbrojtësi holandez do të rikthehet në ish-stadiumin e tij dhe do të përballet me presionin dhe ofendimet e tifozëve të Lacios. Këta të fundit nuk falin, sidomos për penalltinë e shkaktuar në ndeshjen e sezonit të kaluar, që i dha mundësinë Ikardit të barazonte ndeshjen, për ta fituar pastaj me golin e Vesinos. Luçiano Spaleti ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes, ku me shumë mundësi. “Po, është e mundur. Sinjali që më kanë dhënë djemtë pas ndeshjes me Barcelonën është i i rëndësishëm.”

OBJEKTIVI – “Do të jemi të kënaqur, nëse arrijmë rezultate të rëndësishme dhe renditemi në katër vendet e para. Të qëndrojmë në Champions tani bëhet një vlerësim, qëllim, një fitore titulli, sepse ka shumë skuadra të forta dhe të gjithë duan të luajnë në këtë kompeticion.”

DE VRIJ – “E shoh atë, ashtu siç e shihni dhe ju. Stefan është i pastër, transparent, i qartë dhe një person i jashtëzakonshëm, i cili stërvitet shumë mirë. Nga ndeshja e sezonit të kaluar kundër Lacios mbaj mend një tifozëri në festë, që ka arritur një objektiv të rëndësishëm dhe ka fituar një ndeshje mes vështirësive të mëdha. Ia dolëm sezonin e kaluar dhe duam të bëjmë përsëri të njëjtën gjë në ‘Olimpico’.”

MOTI – “Parashikohet një shi i rrëmbyer? Dyshimi mbetet për ju gazetarët, sepse ne nuk kemi dyshime. Do të shkojmë për të luajtur ndeshjen tonë, kjo është pika jonë e referimit, e dimë orarin dhe kundërshtarin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online