Batuta e Lipit: Çfarë shansi për arbitrin, jepe një penallti kundër Juves dhe kënaqi të gjithë!

Marçelo Lipi është njëri prej trajnerëve më të mëdhenj në Itali dhe jo vetëm, pasi ka arritur të fitojë shumë trofe, ,mbi të gjitha CHampions Ligën e fundit dhe Juventusin dhe Botërorin e fundit me Italinë. 71-vjeçari (i mbush të premten) ka komentuar penalltinë e pa dhënë për Milanin në ndeshjen kundër Juventusit.

Fakti që arbitri Fabri nuk e dha shkaktoi polemika të shumta në vendin fqinj. Juventusi akuzohet nga të gjithë për favorizime arbitrare dhe kjo ndodh prej shumë kohësh.

Ish-trajneri bardhezi mendon se arbitri kryesor gaboi. Ai kishte shansin t’i lumturonte të gjithë me akordimin e penalltisë për kuqezinjtë e Gatuzos. Përtej batutës, ajo ishte penallti, e pa edhe në video, por sërish nuk e dha!

Çështja e titullit në kampionatin italian është mbyllur tre muaj më parë. Nuk është diçka e mirë, por kështu është. Edhe në Francë kjo situatë është. Mendoj se Fabri (arbitri i ndeshjes Juventus-Milan) ka humbur shansin e jetës. Ai do të ishte duartrokitur nga e gjitha Italia futbollistike, nëse do jepte një penallti kundër Juventusit. Të gjithëve ju duket penallti, të japin mundësi ta shohësh përsëritje, e sheh dhe nuk e akordon?! Duhet ta jepte atë dreq penalltie dhe të gjithë do të kënaqeshin. U befasova shumë kur e pashë që nuk e akordoi atë penallti”, thekson Marçelo Lipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online