“Kampionati i trajnerëve”, zbuloni lëvizjet e pafundme në të Parën!

Një kampionat më vetë në Kategorinë e Parë janë ndryshimet e trajnerëve, teksa i fundit që ka braktisur detyrën e tij është Bledar Sinella. Tekniku kavajas ishte në krye të Egnatias, që së fundmi ka pasur probleme financiare dhe humbi edhe trajnerin. Zgjidhjen e kishte të menjëhershme, teksa emëroi Ilir Duron.

Të parët që e çelën këtë “kampionat” ishin Ndriçim Kashami te Besëlidhja e Vladimir Gjoni tek Egnatia. Po kush janë “kampionët” deri tani? Padyshim që Egnatia kryeson me katër lëvizje në stolin e saj. Matjani u pasua nga Duro, ndërsa më pas ishte Sinella ai që u emërua. Lëvizja tjetër në horizont ëshët ajo e Agim Canajt, te Vllaznia. E paqartë situata e vlonjatit, edhe pse klubi e ka konfirmuar qëndrimin e tij.

Elbasani dhe Apolonia janë drejtuar nga tre trajnerët këtë sezon, madje fierakët patën edhe një serb në krye: Rade Miliç. Erzeni, Besëlidhja, Burreli, Shënkolli, Tomori dhe Besa gjithashtu kanë ndryshuar trajnerë këtë sezon. Pra, gjysma e ekipeve kanë ndryshuar trajnerë, kurse pjesa tjetër kanë menduar të vazhdojnë me ata që e kanë nisur sezonin.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online