Barcelona kërkon fonde, Inter fërkon duart për yllin e mesfushës

Me ardhjen e Frenki De Jong, ikja e një tjetër mesfushori nga Barcelona është gati e sigurtë. Ivan Rakitiç është emri që Barcelona dëshiron më së shumti ta shesë. Vlera e lartë e tij do e ndihmonte klubin spanjoll të rriste financat për të ndërhyrë më pas në merkato.
Mediet spanjolle raportojnë se drejtuesit e klubit katalanas po negociojnë me lojtarin për shitjen e tij. Kroati ndihet mirë në “Camp Nou”, por Barcelonës i duhen para për të përmirësuar sulmin. Pas ardhjes së Rakitiç nga pushimet do të ketë një takim, ku do merret vendimi përfundimtar rreth të ardhmes së yllit kroat.

Inter dhe Junajtid shohin nga vrima e çelsit se ç’ndodh në Barcelonë. Të dy klubet i duan me patjetër shërbimet e Ivan dhe shpresojnë që Barcelona të heqë dorë nga ai. Katalanasit kërkojnë të arketojnë rreth 50 milione euro nga shitja e Rakitiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online