Sadiku pranon ofertën, tani vendos Levante

Armando Sadiku u rikthye të luante në fillim të vitit, pas një dëmtimi që pat pësuar verën e shkuar me Levanten. Sulmuesi rimori veten në Zvicër te Lugano, por është ende nën kontratë me spanjollët. Largimi i tij varet prej tyre, ose nga një ofertë e kënaqshme.

Momentalisht një propozim të kënaqshëm Sadiku e ka marrë nga Trabzonspori dhe në Turqi raportojnë se futbollisti nga Elbasani edhe ka rënë dakord. Tashmë duhet të bindet Levante, që normalisht kërkon të përfitojë nga shitja e kartonit të tij.

Klubi turk thuhet se i ka ofruar 700 mijë euro në vit Sadikut, ndërkohë që edhe spanjollët e duan një shifër të tillë për kartonin e sulmuesit, madje edhe më shumë. Te Trabzonspori po mundohen të paguajnë më pak dhe kanë këshilluar Sadikun të nisë përgatitjet, pasi e duan në formë të mirë fizike në momentin që të mbyllet marrëveshja.

Levante, nëse nuk do të ketë ndonjë ofertë tjetër më të mirë, do detyrohet ta shesë dhe të kursejë pagën e Sadikut, që shkon në rreth 600 mijë euro. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmene sulmuesit të kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online