“Leo Mesi njësoj si Matrix, ja gabimi që bëjnë të gjithë!”

Roberto Moreno ka marrë drejtimin e kombëtares spanjolle dhe është gati për nisjen e kësaj aventure të bukur. 41-vjeçari zëvendësoi Luis Enriken, me të cilin ka punuar më parë si ndihmës te Barcelona. Moreno nuk ka një të shkuar si futbollist, por karrierën si trajner e ka filluar në moshë të re. Ai ishte 25-vjeç kur drejtoi ekipin e tij të parë në ligat amatore.

Pas disa vitesh eksperiencë në futbollin gjysmëprofesionist, Moreno bëri hapin e madh në karrierë duke u bërë asistent i Luis Enrikes në vitin 2010, kur ky i fundit drejtonte Barcelonën B. Bashkëpunimi midis tij dhe Enrikes qëndroi i pandërprerë. Në një prononcim për “Sport”, trajneri i Spanjës është ndalur te Leo Mesi. Argjentinasin e njeh mirë dhe e cilëson më të mirin në histori, duke shpjeguar me detaje mendimin e tij.

Robert Moreno (majtas)

Leo është më i miri në histori. Nuk i kam parë nga afër Pelenë dhe Maradonën, por Mesi të mrekullon ta shohësh edhe vetëm në stërvitje. Një profesionist për notën dhjetë. Njerëzit mendojnë se është një dhuratë e Zotit, por është ndër të parët që stërviten, nga ata që kujdesen për ushqimin.

Sa i përket interpretimit të lojës, me Luis Enriken kemi bërë një krahasim me Matrix. Gjithçka ndalon, ai ecën ngadalë dhe plumbat i kalojnë përreth. Kështu e shoh Leon brenda dhe jashtë fushe. Analizon dhe parashikon se çfarë do të ndodhë. Gjen hapësirat dhe nis inkursionin e tij me top. Çdo vit përmirësohet sepse di ta interpretojë këtë lojë si askush tjetër.

Van Gal e ka kritikuar për mungesë loje kolektive? Jam në dilemë, pasi e admiroj Van Galin për atë që ka arritur, por admiroj më shumë Mesin. Është e gabuar të tentosh përshtatjen me forcë. Çdo trajner duhet të niset nga karakteristikat e lojtarëve të tij për të bërë një qasje kolektive. Ne dhe Luis mendojmë se lojtarët e tjerë duhet të përshtaten me atë që prodhon Leo.

Ai mund të futet në zonë, ndërsa pjesa tjetër duhet të jenë gati për të mbrojtur, në rast të humbjes së topit. Është e lehtë të koordinohesh me një lojtar, por jo me pesë. Këtu e ka patur fjalën Van Gal“, ka deklaruar Moreno mes të tjerash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online