Barcelona pak kohë më parë zyrtarizoi blerjen e Frenki De Jong nga Ajaksi për plot 75 milionë euro, duke bërë një ndër goditjet më të bujshme të merkatos. Gjithsesi, blaugranat nuk duan të ndalen me kaq dhe kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimum marrëdhëniet e mira me klubin holandez.
Objektivi i dytë është pikërisht Matijs De Ligt, me shumicën e mediave që e quajnë diçka të mbyllur kalimin e tij në Barcelonë. Gjithsesi, së fundmi është raportuar se drejtuesit katalanas po hasin shumë probleme dhe e gjitha kjo nuk ka të bëjë me vetë De Ligt.
Sipas një programi sportiv që trasmetohet në radion kryesore të Katalonjës, problemi aktual që po has Barça është Samuel Umtiti. Ky i fundit nuk kërkon të largohet, ndërsa drejtuesit e kanë vendosur fatin e tij.
?? @fgarriga:
? “Ni Umtiti ni Rakitic volen deixar el Barça. Dos casos que el club podria aprofitar per fer espai i recuperar diners. El futur passa per De Jong i De Ligt, però cal fer calaix. És difícil fitxar, però encara més trobar sortida a casos com aquests”#ClubMitjanit pic.twitter.com/KxIlnKfJWc
— Club de la Mitjanit (@ClubMitjanit) May 22, 2019
Gjithashtu dhe Ivan Rakitiç po bën të njëjtën gjë. Me ardhjen e De Jong supozohej që kroati do të largohej, por diçka e tillë nuk ka gjasa të ndodhë dhe mesfusha do të mbipopullohet.
Diçka të tillë, katalanasit nuk duan ta lejojnë të ndodhë dhe në mbrojtje, prandaj për këtë arsye kërkojnë që të vendosin fillimisht fatin e Umtiti, më pas të mendojnë për De Ligt. Thënë ndryshe, kalimi i De Ligt në “Camp Nou”, varet nga… Samuel Umtiti.