Matijs De Ligt është kryefjala e merkatos në këtë fundsezoni. Holandezi është në një dilemë se në cilin gjigant evropian do ta vazhdojë karrierën e tij. Agjenti i tij është Mino Raiola dhe pas këtij fakti, dilemës së lojtarit i shtohen edhe “kapriçot” e një personi si menaxheri italian.
“Mundo Deportivo” raporton se arsyeja e vetme e stopimit të operacionit “De Ligt” nga Barcelona është agjenti i tij. Italiani kërkon nga klubi blaugran një shifër, që i afrohet 10 milionë eurove, si komision. Pra nëse Barça do e blinte De Ligt, veç parave që kërkon Ajaksi do duhej të shtonte 10 milion për agjentin. Një kërkesë kjo që kundërshtohet me ngulm nga klubi katalanas.
Ndërkohë klubet e tjera si Juventusi apo Parisi janë të gatshëm ta japin këtë shumë. Gjithsesi presidenti Bartomeu është koshient se mbrojtësi dëshiron të transferohet në “Camp Nou”. Kështu nuk mendon se ka arsye që t’i ofrojë atë shumë agjentit të tij, pasi nuk ka nevojë të negociojë me lojtarin.
Drejtuesti blaugranë besojnë te personaliteti i De Ligt dhe janë të sigurt se dëshira e tij do të dalë mbi atë tëRaiolës. I tillë ishte rasti i De Jong që dëshironte të transferohej në Barcelonë me patjetër dhe kështu ndodhi, pavarësisht ndërhyrjeve të agjentit të tij, Ali Dursun.