Ankandi për Grizman, Guardiola shprehet haptazi!

Antuan Grizman e pret një verë “përvëluese”. Pas njoftimit se do të lërë Atletikon, sulmuesi lakohet në media për tranferimin e tij ne klube si Barcelona, Mançester Siti, Bajern Mynih dhe PSG.

Barcelona është skuadra që e kërkon më me ngulm francezin. Blerjen e tij katalanasit e shohin si zgjidhjen e problemeve të pareshtura në sulm që nga ikja e Nejmar.

Paratë e ekipeve si Siti apo PSG i shqetësojnë katalanasit. Megjithatë Pep Guardiola i qetëson tifozët katalanas me deklaratën e tij të fundit për mediat. Spanjolli e nxjerr Mançester Sitin nga gara për Antuan Grizman. “Tifozët e Barcelonës mund të qëndrojnë të qetë, ne nuk duam ta blejmë Grizmanin. Nuk kemi para për të”, është shprehur strategu spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online