Bajerni në sulm për Perishiç, në mes është agjenti shqiptar

Ivan Perishiç e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Interi. Kontrata e sulmuesit kroat mbaron me klubin zikaltër mbaron në vitin 2022, por çdo lojtar e ka një çmim dhe në Milano i mirëpresin ofertat nga klubet e interesuara për 29-vjeçarin.

Sipas “interneës.it”, Perishiç është një ndër lojtarët e preferuar të Niko Kovaç dhe drejtuesit e Bajernit kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit, shqiptarin nga Tetova, Fali Ramadani, i cili ruan prej vitesh një raport shumë të mirë më kampionët e Gjermanisë.

Nuk do të jetë aspak e lehtë që Perishiç të “shpërngulet” për në Bavari. Sipas lajmit të mësipërm për të blerë kartonin e lojtarit do të duhen të paktën 50 milionë euro, një shumë kjo e padëgjuar më parë për shpenzimet e Bajernit në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *