Skuadra e Bajernit të Mynihut është një nga ekipet me moshën mesatare më të vjetër dhe drejtuesit e klubit po mendojnë për të rinovuar skuadrën. De Ligt mbetet emri kryesor për prapavijën, por bavarezët synojnë të përforcohen edhe në repartin ofensiv, pasi Levandovski po i lë pas vitet e arta.
Emri më i përfolur për t’iu bashkuar kampionëve të Gjermanisë është talenti Jan-Fiete Arp. Sulmuesi i Hamburgut po bën paraqitje të shkëlqyera në Bundesligë dhe është një lojtar që konsiderohet lider te skuadrat e moshave të kombëtares së “Pancerave”.
19-vjeçari gjerman ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon në Bundesliga dhe shihet si një lojtar me shumë të ardhme. Sipas “Bild”, Bajerni do të paguajë 2.5 milionë euro për shërbimet e tij dhe me shumë gjasa, Arp do të veshë fanellën e bavarezëve në merkaton e verës.