Egjipti i bën nder Liverpulit, vendos për Salah

Mohamed Salah, “mbreti” egjiptian i ekipit të Jurgen Klop, nuk do të grumbullohet me kombëtaren e tij gjatë ndeshjeve që ata do të zhvillojnë në mars. Egjipti do të luajë kundër Nigerit për Kupën e Kombeve të Afrikës 2019, para së të luajë një miqësore kundër Nigerisë në muajin e ardhshëm.

Shefi i Federatës së Egjiptit e ka konfirmuar vetë diçka të tillë: “Muhamed Salah nuk do të luajë ndeshjen ndaj Nigerit në kualifikueset e ‘AFCON’, apo në miqësoren ndaj Nigerisë”. Egjipti kështu i ka bërë një nder jo pak të vogël ekipit i cili drejtohet nga tekniku gjerman Klop.

Liverpuli është në garë për të fituar titullin kampion në Angli, pas një kohe të gjatë thatësire prej shumë vitesh pa ngritur trofeun e shumëkërkuar në “Anfield”.  Ndeshjet që ish-lojtari i Romës do të luajë në kampionatin anglez do të jenë kundër Fulhamit më 17 mars dhe atë ndaj Totenhem më datë 31 të po të njëjtit muaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online