Bajerni hap thesin, 80 milionë euro për yllin e Ligue 1

Bajerni i Mynihut po zhvillon një ndër sezonet më pak të suksesshëm të viteve të fundit, teksa është eleminuar në Champions League që në fazën e 1/8-ave, ndërsa në Bundesligë ndan kreun me Dortmundin me pikë të barabarta.

Në klubin bavarez kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe duket se më së fundmi janë bindur dhe për sa i përket faktit që duhet të shpenzojnë në merkato. Këtë gjë e konfirmon edhe gjiganti francez “Bein Sport”, i cili ka raportuar ditën e sotme, se Bajerni ka gjetur marrëveshjen me Lilën për Nikolas Pepe.

Plot 80 milionë euro do të ofrohen për yllin nga Bregu i Fildishtë. Në marrëveshje duket se ka ndërhyrë edhe gjiganti “Adidas”, që është një tjetër avantazh i Bajernit në krahasim me ekipet e tjera në garë për Pepen.

Nikolas Pepe po zhvillon një sezon mbresëlënës me fanellën e Lilës, ku ka shënuar plot 17 gola, duke ndihmuar ekipin e tij të renditet në vendin e dytë në Ligue 1, pas PSG-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *