Kontrata historike në “MLB”, 430 milionë dollarë për yllin amerikan

Kontrata më e madhe në historinë e sportit është drejt finalizimit. Bejsbollisti i Los Angeles Angles Majk Trout është shumë pranë një marrëveshje rinovimi me kohëzgjatje për 12 vite.

Sipas “ESPN”, klubi i ka ofruar 27-vjeçarit 430 milionë dollarë në këmbim të firmës. NëseTrout do të pranojë të firmosë këtë kontratë atëherë do të vendoset një rekord i ri, duke kaluar kontratën e boksierit meksikan Saul “Kanelo” Alvarez, i cili firmosi një kontratë me vlerë 350 milionë dollarë me grupin mediatik “DAZN”.

Trout cilësohet si lojtari më i mirë në historinë e bejsbollit modern dhe ofertat nga skuadra të tjera të “MLB” nuk janë të pakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online