Kastrioti humb kapitenin, Devolli e ka zgjidhjen gati

Kastrioti e mbyll fazën e tretë me dy ndeshje finale. Fillimisht shkon në Durrës dhe përballet me Teutën, ndërsa më pas do të sfidojë Kukësin pretendent për titull. Aktualisht krutanët mendojnë për transfertën me “Djemtë e Detit” dhe pas fitores me Tiranën optimizmi është i madh.

Trajneri Bledar Devolli ndërkohë duhet të mendojë për zëvendësuesin e Emiljano Çelës. Kapiteni u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen me Tiranën dhe për të ishte i teti, çka automatikisht e lë pushim javën e ardhshme.

Kundër bardhbeluve Edi Bojom luajti titullar dhe me shumë mundësi krah kamerunasit do të aktivizohet Dajan Shehi, lojtar i marrë pikërisht nga Teuta në huazim. Në dy fazat e para durrsakët kanë marrë pikët e plota kundër Kastriotit, por këtë herë skuadra e Devollit do mundohet të mos dalë pa pikë. Diferenca me Luftëtarin është 4 pikë dhe gjirokstritët përballjen me Skënderbeun këtë javë dhe shpresohet që të humbasin kundër korçarëve në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online