Bajerni i Mynihut këtë vit është detyruar të ndërrojë strategjinë e klubit mbi merkaton, duke bërë blerje të mëdha me harxhime kolosale. Kjo ndoshta ka ndodhur edhe me humbjen e aftësisë për të zbuluar yje të rinj që pritet të shpërthejnë. Në Bavari e kanë kuptuar këtë dhe po punojnë për të sjellë talentet më cilësorë.
Xhengiz Ynder i Romës është një emër që pëlqehet shumë nga Rumenige. Turku ka treguar aftësi shumë të mira te Roma. Paraqitjet pozitive kanë bërë që vlera e kartonit të tij të shkojë në 35 milionë euro. Bajern po nxiton ta marrë para se çmimi i 21-vjeçarit të “prekë” qiellin.
Një tjetër objektiv i drejtuesve të Bajern është edhe Benxhamin Henriks. Mbrojtësi ka spikatur shumë te Monako dhe Bajern synon të blejë shërbimet e tij. 22-vjeçari mbulon të dy krahët e repartit difensiv, por nuk e ka aspak problem edhe aktivizimin në mesfushë. Djaloshi spikati në Europianin e të rinjve me kombëtaren e Gjermanisë. Vlera e tij në merkato vërtitet rreth 20 milionë eurove.