“Autogoli” i Interit, 61 milionë euro harxhime për… trajnerët!

0

Shkarkimi i Luçiano Spaletit dhe vënia në krye të ekipit e Antonio Kontes ishte një lëvizje e bujshme për Interin, pasi tregon ambiciet e qarta të zikaltërve për sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, nga ana ekonomike, kjo lëvizje i ka kushtuar shtrenjtë arkave të klubit. Plot 61 milionë euro i ka kushtuar Interit shkarkimi i Spaletit dhe nënshkrimi me Konten.
Ish-trajneri Spaleti është paguar plot 25 milionë euro për sharkimin, ndërsa trajneri i ri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me një pagë 12 milionë euro në sezon, pra në total 36 milionë euro. Shpenzim kolosal, kur bëhet fjalë për një ekip të Serie A, që nuk dallon për paga të larta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.