Atletiko nuk humbet kohë, Simeone zgjedh pasardhësin e Grizman

Diego Simeone mund të humbasë dyshen Grizman-Diego Kosta në merkaton e verës. Për francezin është rihedhur në sulm Barcelona, ndërkohë që edhe vetë lojtari po tundohet për të provuar një aventurë re dhe mbi të gjitha fituese.

I dyti mund të ndërrojë kontinent. Lojtari me origjoinë braziliane ka oferta nga kampionati kinez dhe milionat e vendit aziatik e tundojnë. Akoma nuk ka asgjë konkrete, por trajneri i Atletikos së Madridit dëshiron të mos mbesë i papërgatitur.

Objektivi i madh i sulmit mban emrin Edinson Kavani. Uruguaianit i përfundon kontrata me PSG verën e ardhshme dhe vetë lojtari dëshiron të ndërrojë ambient. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, 32-vjeçari mbetet emri i parë në listën e Simeones.

Negociatat kanë nisur dhe drejtuesit e klubit “colchoneros” po bëjnë maksimumin për të arritur akordin me “EL Matador”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online