Atalanta thellon krizën e Lacios, Berisha e Gjimishiti festojnë në fushë

0

Atalantës i ka mjaftuar golin i sulmuesit kolumbian Duvan Zapata për të marrë tri pikët në përballjen me Lacion. Ertrit Berisha e nisi nga minuta e parë këtë takim, ndërsa mbrojtësi Berat Gjimshiti u fut në lojë gjatë pjesës së dytë.

Thomas Strakosha u provua vetëm dy herë në këtë ndeshje dhe në golin e parë të vendasve, portieri i kombëtares sonë u nxor jashtë loje nga një gabim në vendosje i qendërmbrojtësve.

Me këtë humbje Lacio vazhdon ecurinë e rezultateve negative. Prej pesë takimesh skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi nuk po arrin të marrë tri pikët në ndeshjet e Serie A dhe nuk ka se si të mos flitet për një krizë.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.