Kohët e fundit në media të ndryshme është përfolur shumë lajmi se Leroj Sane ishte çdo ditë e më pranë rikthimit në Bundesligë, te Bajerni i Mynihut.
Gjithsesi, në lidhje me këto zëra ka folur Uli Hënes, i cili ka shpërthyer kundër drejtuesve të Mançester Sitit. Numri një i klubit bavarez ka zbuluar se gjermanët kanë ofruar deri në 80 milionë euro, me “Citizens” që ka kërkuar të paktën 100 milionë euro.
? Hoeness, indignado con las cifras que exige el City de Guardiola para realizar el trasaso de Sane
? “Aquí no estamos jugando al Monopoly”https://t.co/imqBNBHp2O— AS (@diarioas) June 4, 2019
“Ka të bëjë me numrat, ata janë të çmendur. Ne nuk po luajmë ‘Monopoly’ këtu. Jemi klub futbolli dhe kemi arritur limitin tonë me 80 milionë euro. Nuk besoj se do të bëjmë ndonjë përpjekje tjetër.”