“Asnjë ndryshim mes Romës dhe Juventusit, vetëm se këtu më vodhën”

0

Duke parë që marrin rroga mjaft të majme, futbollistët vazhdimisht kanë qenë pre e “skifterave”. Ka qenë radha e Spinazolës, që sapo ka zbarkuar në Romë ka rënë viktimë e një vjedhjeje. Mbrojtësi u tranferua nga Juventusi në Romë, ku u shkëmbye me talentin Luka Pelegrini.

Në një intervistë për mediet, ai deklaron se nuk ka shumë ndryshime mes Torinos dhe Romës. E vetmja diferencë është se në kryeqytet i kanë bastisur makinën, duke i vjedhur çantën ku mbante sendet e tij me vlerë.

“Që kur arrita në kryeqytet, nuk kam parë ndonjë ndryshim mes Romës dhe Juventusit në organizim. E vetmja gjë ndryshe është se më thyen xhamin e makinës dhe më vodhën ëantën time të shpinës”, u shpreh 26-vjeçari.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.