VIDEO | Arsenali e nis mbarë sezonin, debuton me gol talenti brazilian

0

Arsenali ka mposhtur 3-0 në miqësore ekipin e Kolorado Rapids, takim i zhvilluar në Amerikë në orët e para të mëngjesit. Edhe pse një takim miqësor, Emeri nuk i ka kursyer titullarët, si dhe i dha mundësinë blerjes së re, Gabriel Martineli të debutojë.

Golat për “Topçinjtë” u shënuan nga talenti 17-vjeçar, Bukayo Saka, në minutëm e 13-të,  Olainka në të 29-ën dhe debutuesi Martineli, i cili në minutën e 61’ gjen rrjetën dhe vendos rezultatin final të takimit në 3-0.

Miqësore, 16 korrik 2019 (03:00)

Kolorado Rapids – Arsenal   0-3

Saka 13’, Olainka 29’, Martineli 61’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.