Kushtoi 45 milionë euro, Reali nuk ka vend për supertalentin brazilian!

0

Reali i Madridit është kthyer mbreti i Europës, të paktën në merkato, por shpenzimet pa fund dhe përforcimet cilësore kanë edhe probleme, sepse tashmë skuadra është mbingarkuar me lojtarë dhe mbi të gjitha nuk ka më vend për të huaj, lojtarë që nuk kanë pasaportë komunitari.

Eder Militao, Vinícius dhe Valverde janë 3 lojtarët që zënë vendin e ekstrakomunitarit në ekip, pasi Zidan i llogarit të gjithë si lojtarë me peshë, përfshë Valverde, i cili është vetëm 20 vjeç, por luajti 650 minuta në La Liga sezonin e shkuar dhe është një alternativë cilësore në stol për Zidane.

Në këtë pikë e pëson një ndër blerjet më të rëndësishme të verës, braziliani Rodrigo, i blerë për 45 milionë euro nga Santosi, por tashmë jashtë ekipit të parë, duke mos pasur pasaportë spanjolle. Te Reali ka kohë që kanë nisur procedurat për të bërë spanjoll Valverden, i cili luan prej 2 vitesh për Realin dhe i ka dokumentet në rregull për t’u bërë spanjoll, në bazë të origjinës së vet.

“Është çështje ditësh”, thonë prej kohësh te Reali, por kanë kaluar muaj dhe pasaporta e Valverdes nuk po duket dhe tensioni sa vjen e rritet. Për këtë arsye, Rodrigo është regjistruar si lojtar i ekipit B, Real Madrid Castika, ashtu si ndodhi me Vinicius vjet. Rodrigo do stërvitet me ekipin e parë, por nuk do aktivizohet asnjëherë aty, për sa kohë Valverde nuk merr pasaportë spanjolle.


Ndërkaq, digjet edhe japonezi Kubo, i blerë me bujë para pak javësh dhe mahnitës me Japoninë në Copa America. Në stërvitjet e para me Realin japonezi ka qenë fantastik, por do të mbetet me ekipin B, sepse si ekstrakomunitar nuk mund të përfshihet asnjëherë në ekipin e parë në sezonin e ardhshëm.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.