Skuadra e Arsenalit po kërkon me doemos një sulmues krahu dhe “topçinjtë” e Londrës insistuan për më shumë se një javë për yllin e Interit, Ivan Perishiç. Zhvillimet e fundit të merkatos bënë që kjo marrëveshje të mos konkretizohej, me Interin që është i bindur për të mbajtur në Milani sulmuesin kroat.
Si pasojë, skuadra londineze i është rikthyer sërish “pistës” Karrasko, me belgun që po shpreson te një rikthim në Evropë pas aventurës aspak të mirë në Kinë. Mendohet se është arritur edhe një akord mes klubit dhe lojtarit, i cili me shumë gjasa do të transferohet në Londër si i huazuar.
Pjesën e mbetur të sezonit, Karrasko do të aktivizohet si i huazuar te “Topçinjtë”, ndërsa në fund të edicionit futbollistik, klubi do të ketë mundësinë të blejë kartonin e tij, për një shumë që kap 40 milionë euro.