Xhenoa ia ka dalë të mbyllë me sukses bisedimet për transferimin e sulmuesit Andrea Pinamonti nga Interi. Kartoni i 20-vjeçarit do t’i kushtojë 18 milionë euro klubit ligur. Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Sports”.
Lojtari ka ndërprerë menjëherë pushimet me arritjen e marrëveshjes dhe është nisur më avion drejt Xhenoas për të firmosur. Vitin e kaluar i riu italian luajti i huazuar te Frozinone ku në 27 aktivizime në Serie A shënoi pesë gola.
Në bisedimet midis krerëve të klubeve është rënë dakord për një klauzolë riblerje, por s’kemi të bëjmë më një klauzolë ligjore, thjesht një akord verbal.