VIDEO | Fitore pas tragjedisë, Madagaskari pranë arritjes historike

Kombëtarja e Madagaskarit nuk e pati aspak të lehtë të futej në fushë në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Burundit. Pak orë më parë një tragjedi kishte ndodhur në vendlindje, pikërisht në stadiumin kombëtar të Madagaskarit.

Gjatë festimeve të ditës së pavarësisë situata doli jashtë kontrollit dhe në rrëmujë e sipër 16 vetë u vranë nga shtypja e turmës, dhe 100 të tjerë ndodhen të shtruar në spital. Për të gëzuar zemrat e 25 milionë banorëve mendoi kombëtarja e futbollit që tani është pranë suksesit historik.

Goli i mesfushorit Ilaimaharitra i dha tri pikët Madagaskarit, që tani e gjen veten me një këmbë në fazën 1/8-ave, një arritje historike po të marrim parasysh faktin se kjo është hera e parë në histori që shteti ishullor kualifikohet në këtë kompeticion pas më shumë se 6 dekadash përpjekje të vazhdueshme.

Madagaskar 1 – 0 Burundi
Shënues: Ilaimaharitra 76′

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online