“Ankandi” Rudi, Shalke dhe Lajpcig “përplasin brirët”

Sebastian Rudi me shumë gjasa nuk do të jetë më një lojtar i Bajernit të Mynihut gjatë sezonit të ardhshëm. Ngjeshja e mesfushës së bavarezëve dhe dëshira e lojtarit për të luajtur sa më shumë minuta, duke parë se dhe pak vite i kanë ngelur nga maja e karrierës, kanë sjellë në këtë vendim mes palëve.

Për shërbimet e 28-vjeçarit janë të interesuara Shalke dhe Lajpcig. Këta të fundit janë më pranë firmës me lojtarin, por dhe skuadra nga Gelsenkirshen do të përpiqet të bëjë çmos për të siguruar shërbimet e mesfushorit të kombëtares gjermane.

Largimet e Maks Mejer dhe Leon Goreckës kanë sjellë që tekniku Domeniko Tedesko të alarmohet, dhe ka qenë vëtë italiano-gjermani që ka pasur një bisedë të gjatë me Rudin në Mynih. Sipas “Bild”, nga shitja e mesfushorit Bajerni pritet të arkëtojë rreth 15 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online