Federata meksikane e futbollit ka nisur një hetim kundrejt Diego Maradonës. Legjenda argjentinase dhe trajneri i Dorados Sinaloa në divizionin e dytë meksikan ka sulmuar ashpër SHBA dhe presidentin, Donald Tramp.
Komentet politika janë të ndaluara në kodin etik të futbollit meksikan dhe tashëm Maradona rrezikon dënimin. Po çfarë tha 58-vjeçari?
“Dua t’ua dedikoj fitoren presidentit Maduro dhe gjithë popullit venezuelian, të cilët po vuajnë për shkak të amerikanëve. Ata janë sherifët e botës dhe mendojnë se mund të komandojnë vetëm pse kanë bombën më të madhe në botë. Megjithatë, ai kukull që kanë si president nuk do arrijë të na blejë”.
Kjo nuk është hera e parë që Diego kritikon SHBA. Në kohën e miqësisë së tij me Fidel Kastron e Kubës, Diego akuzonte presidentin Xhorxh Bush si “perandori i së keqes”.