FOTO | Kriza financiare, befasuese ajo që bëjnë lojtarët!

0

Në ditët e sotme problemi më i madh i ekipeve është situata financiare, sidomos në kategoritë e ulta. Mungesa e parave ndikon për keq, nuk mund të përforcosh ose menaxhosh ekipin dhe të gjithë largohen.

Një shembull unikal na vjen nga futbolli italian, konkretisht divizioni i tretë i saj. Lukeze po përjeton një periudhë shumë të vështirë jashtë fushave të blerta. Presidenca është ndërruar shumë herë gjatë këtij sezoni, ndërsa ekipi po menaxhon veten që nga muaji dhjetor.

Për rroga nuk bëhet fjalë, madje Federata ka dënuar ekipin me 16 pikë për shkak të borxheve të shumta, rrogave të papaguara dhe gjobave pafund. Sot ata renditen të tretët nga fundi me 24 pikë, ndërkohë që në fushë kanë grumbulluar 40 të tilla. Kriza i ka larguar të gjithë, përveç futbollistëve dhe tifozëve. Të parët po tregohen heronj të vërtetë, ndërsa të dytët nuk e njohin fjalën braktisje.

Lojtarët te biletaria

Lojtarët kanë nisur nga puna, paguajnë vetë udhëtimet (si në rastin e udhëtimit me traget në ndeshjen e fundit në transfertë kundër Olbias, fituar me rezultatin 0-1) korrin barin e stadiumit, lajnë rrobat dhe shesin biletat e ndeshjeve!

Tifozët janë befasuar kur janë nisur për të blerë biletat e ndeshjes Lukeze-Novara, që zhvillohet ditën e shtunë. Në sportel ata janë përballur me portierin, Stefano Aiolfi dhe mbrojtësin, Rikardo Martineli.

Një gjest sakrifice dhe dashurie në këto ditë të vështira. Klubi duket i pashpresë, ka rreth 1.2 milionë euro borxhe, por lojtarët dhe tifozët po japin gjithçka me shpresën që një president do të marrë drejtimin e Lukezes së tyre të dashur.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.