Milani vazhdon negociatat për të veshur kuqezi Angel Korrean, sulmuesin e Atletiko Madrid. Spanjollët kërkojnë 45 milionë euro për kartonin e 24-vjeçarit.
Ai është dëshira e madhe, por Maldini dhe Boban nuk duan të mbeten të papërgatitur. Drejtuesit kanë gati planin B nëse nuk arrihet të realizohet me sukses operacioni Korrea.
Keita Balde është i preferuari i kuqezinjve. Senegalezi luajti sezonin e fundit me Interin, ndërsa kartonin e tij e zotëron Monako. Afrikani i krahut të majtë të sulmit mund të vishet kuqezi, gjithmonë nëse nuk arrihet marrëveshja me Korrean.