Alegri: Kristiano sheh ndeshjen me mua, deri tani e ka bërë detyrën

Juventusi do të luajë ditën e nesërme një sfidë mjaft delikate dhe të vështirë, në trasnfertën e Bergamos, ndaj Atalantës. Bardhezinjtë, të cilët udhëheqin Serinë A, me një distancë gjashtë pikë nga Napoli, janë shpallur kampionë dimri, por gjithsesi mbeten dhe shumë ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.

Lidhur me sfidën e nesërme ka folur trajneri Masimiliano Alegri, i cili është përqendruar te çështja “Kristiano”, për të cilin është thënë se do të qëndrojë pushim për ndeshjen e nesërme. Tekniku e ka konfirmuar këtë gjë, duke thënë se portugezi duhet të jetë gati dhe në formë për muajin mars, pasi deri tani e ka bërë detyrën mjaft mirë.

Për herë të parë unë dhe Kristiano do ta shohin ndeshjen bashkë nga pankina. Jam shumë i lumtur me atë që po bën, është fillimi i sezonit më i miri i tij, në rast se i referohemi statistikave. Ai duhet të jetë në formën më të mirë në mars, kur të kthehemi në Champions dhe duhet të jetë deçiziv, si gjithë të tjerët. Tani është dhe më mirë se nga ç’ka qenë në vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online