Gjashtë largime nga Kastrioti, pritet revolucion

Kastrioti duhet të gjejë trajner, pasi Stavri Nica u largua pas ndeshjes me Kukësin. Gjendja në kampin krutan nuk është aspak e mirë, duke pasur parasysh edhe faktin që renditen në vendin e fundit në klasifikim pas gjysmës së parë të kampionatit.

Veçse të gjejnë trajner, te Kastrioti duhet të mendojnë edhe për lëvizje të tjera. Janë disa lojtarët e larguar dhe dy prej tyre ishin projektuar titullarë në fillim të sezonit. Portieri Klajdi Kuka ishte i fundit që u zyrtarizua, ndërkohë që do të ketë edhe të tjerë futbollistë që do ta mbyllin me krutanët.

I pari u largua greko-sudanezi Aleksandros Rahim, i cili spikati gjatë fazës përgatitore dhe Plori e përfshiu në formacion. Spanjolli Pablo Gajego gjithashtu e mbyll me Kastriotin pa u mbyllur faza e dytë, sikurse edhe Mba Duval, Preston Tabertetaka, Enou Nkembe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online