Alegri: Fitojmë Championsin dhe tregojmë që jemi një nivel tjetër!

Juventus vijon të tregojë formën e mirë këtë sezon, teksa ka fituar 12 nga 13 sfidat që ka luajtur mes Serisë A dhe Championsit, duke u konfirmuar si një nga ekipet pretendentë për të fituar gjithçka këtë sezon. Pikërisht lidhur me këtë çështje ka folur tekniku i “zonjës së vjetër”, ku është shprehur se Juventus duhet të fitojë Championsin për të treguar se është një ekip i një niveli tjetër.

JUVENTUS – “Skuadra po bën mjaft mirë dhe historia e Juves flet qartë. Në shtatë vitet e fundit janë shtatë kampionate të fituar dhe dy finale Championsi të luajtura. Të mbash këtë nivel është jashtë mase e vështirë. Në qoftë se ne duam ta rrisim nivelin akoma më shumë, na mbetet vetëm diçka për të bërë dhe ajo është të fitojmë Champions Leauge”.

OBJEKTIVAT – “Është një kundërshtar mjaft i fortë, të cilin pres ta shoh deri në fund të Championsit dhe ai kundërshtar është Barcelona. Ne duhet të jemi gati. Nga muaji mars e më tej është diçka tjetër, ku do të na duhet dhe pak fat, mos të kemi dëmtime si dhe lojtarët të jenë në gjendje të mirë. Championsi përcaktohet nga episodet, kështu që ne duhet të jemi të zgjuar dhe të kemi pak fat. Seria A është objektivi ynë i parë dhe është si një garë çiklizmi, pasi vendoset nga disa faza. Gjithashtu dhe Kupa e Italisë nuk mbetet pas, sepse është një objektiv që duhet ta përmbushim”.

RIVALËT – “Unë besoj se Interi dhe Napoli janë rivalët kryesorë të Juves për titullin e Serisë A. Ata humbën një ndeshje në shtëpi ndaj Parmës, por ishin të pafat atë ditë. Spaleti ka një eksperiencë të madhe dhe arriti të rikthente Interin në Champions. Ne duhet të kemi një respekt të madh për Interin dhe Napolin, ku Ançeloti po vijon të marrë rezultate me ata”, përfundoi fjalët e tij tekniku bardhezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online