Parulla anti-greke në “Selman Stërmasi”, reagon presidenti Meta

Presidenti i  Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar nëpërmjet zëdhënësit të tij në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Bularat, ku mbeti i vdekur minoritari, Konstandinos Kaçifas. Në reagimin e Metës u përmend edhe parulla e hapur ditën e djeshme në “Selman Stërmasi” nga tifozët e Partizanit.

“Një parullë e tillë antisportive dhe raciste është edhe një fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke pasur kombësinë greke. Sidoqoftë këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një këmbanë alarmi për të parandaluar dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popujve tanë”, tha kreu i shtetit.

Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë ndonjë masë penalizuese për parullën në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online