Masimiliano Alegri nuk i kurseu komplimentat për paraqitjen fenomenale të Paolo Dibalës, në ndeshjen e fituar me rezultatin 3 – 0 ndaj Kievos. Tekniku italian foli dhe për një tjetër argjentinas, pikërisht Gonzalo Higuain.
Dibala – “Është një kënaqësi ta shohësh atë, teksa luan si në ndeshjen e sotme. Ndoshta është i pak i zhgënjyer pasi nuk shënoi, por do të bëhet një lojtari i madh. Ai fillon të humbasë kthjellësinë nëse luan në një pozicion më të tërhequr dhe shpeshherë kjo bën që ai të humbasë motivin. Kjo është rruga e duhur për të”.
HIGUAN TE ÇELSI? – “Nuk e di akoma. Kam punuar me të për dy vite dhe gjithçka shkoi mirë, por nëse nuk gjen “kiminë” e duhur, fatkeqësisht nuk mund të japësh më të mirën tëndë”
Emre Can – “Ai kreu një ndeshje të mirë, por duhet të punojë më shpejt me topin”.
Interesant ishte dhe komenti për Aleks Sandron, të cilin sezonin e kaluar, Alegri e dërgoi në stol, duke i besuar ganezit Azamoah, por duket se rinovimi i kontratës ka përmirësuar raportin mes klubit lojtarit dhe trajnerit: “Aleks Sandro po luan si një lojtari i vërtetë këtë sezon”, tha Alegri.