Në Poloni e bëjnë të sigurt, “telenovela” Piatek merr fund sot

0

Kalimi i Kristof Piatek te Milani do të marrë formë zyrtare ditën e sotme. Lajmi vjen nga gazeta polake “Przeglad Sportiwy”, që ka zbuluar çdo detaj të marrëveshjes së arritur midis Xhenoas dhe Milanit.

Shuma bazë e transfertës do të jetë 35 milionë euro, ndërsa marrëveshja ka dhe disa bonuse deri në 5 milionë euro që do të aktivizohen në bazë të paraqitjeve të lojtarit me “djallin”. Kontrata do të ketë një kohëzgjatje për 4 sezone e gjysmë. Ndeshja debutuese e 23-vjeçarit me Milanin do të jetë takimi i fundjavës në “San Siro” përballë Napolit.

Piatek do të marrë fanellën me numrin 9, që për momentin mbahet nga Gonzalo Higuain, por kalimi i argjentinasit në Angli, tanimë është thjeshtë një formalitet. Transferimi i polakut te Milani, përveç se do të bëjë të mundur kalimin e Higuain te Çelsi, do t’i japë “dritën jeshile” huazimit të Alvaro Moratës te Atletiko Madrid.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.