Juventusi edhe një herë tjetër nuk arriti të bënte të mundur fitimin e Champions League. Përbysja e madhe ndaj Atletikos krijoi besim dhe menduan se mund t’ja dalin. Por përpara iu shfaqën disa djem që “i pushtuan” me talentin e tyre, ata të Ajaksit. Holandezët i ulën me këmbë në tokë Ronaldon me shokë.
Ky moment ka qenë një nga më të errëtit e karrierës së Matuidi. Në një intervistë për “L’Equip” mesfushori kujton momentin e vështirë që kaloi pas eliminimit. E ngushëllon veten kur shprehet se arritën të mbronin Serinë A dhe më pas flet për Ronaldon. Shprehet se nuk lëviz nga Juventusi pa përfunduar kontrata.
“Pas përmbysjes ndaj Atletiko Madridit mu krijua besimi se mund t’i shkonim deri në fund. Eliminimi ishte një moment shumë i errët. Kishim edhe dëmtime si Kielini. Kam luajtur pothuajse çdo ndeshje në një klub kaq të madh, kjo do të thotë diçka. Ne u konfirmuam si kampionë të Italisë dhe nuk është pak.”
“Ronaldo dëshiron të fitojë çdo ditë e më shumë, pavarësisht se ka arritur gjithçka. Ai punon më shumë se Ibrahimoviç. Ju siguroj se nuk është aspak i lumtur kur humbet. Kam një vit në kontratë dhe më pas mundësinë e rinovimit edhe për një tjetër. Jam mirë te Juventus”, u shpreh Matuidi.