Shpëtim Duro zhvilloi ditën e djeshme seancën e parë stërvitore si trajner i Kukësit. Në një intervsitë për “sporteskpres.com”, tekniku kryeqytetas ka folur mbi gjendjen e skuadrës dhe situatat me disa futbollistë e ardhmja e te cilëve është vënë në dyshim.
“Kukësi e kaloi një fazë përgatitore. Futbollistët aktual nuk janë pa përgatitje. Stërvitjet tani s’do të jenë si ato të fazës së parë, por pak më të lehta. Skuadra nuk është akoma e plohtë. Presim 2 ose 3 vetë si Musolli, Cuculi dhe Valdet Rama. Shpresojmë që deri në fund të javës të rikthehen. Me Ramën kam komunikuar vetë. Më kërkoi leje deri më datë dy. Cuculi dhe Musolli po flasin bisedime me presidentin”.
I KËNAQUR ME SKUADRËN ? “Nëse skuadrat i bashkohen 3 emrat e lartpërmendur atëherë skuadra do të jetë e mbipopulluar s’do të kemi nevojë për shumë merkato. Kemi afruar dhe lojtarë si Gavazaj, Daku dhe Kamara. Ndoshta mund të bëjmë një lëvizja për krahun e majtë, ku pas ikjes së Rrumbullakut kemi vetëm Mustën. Pjesa tjetër është e kompletuar”.
RINOVIMI I SHAMETIT – “Nuk kam dijeni. Di që është i dëmtuar. Do të na duhet të presim, për momentin s’mund të flas për të”.
FRASHËRI – “Me aq sa di unë, kontrata e tij me Kukësin ka mbaruar. Do marr dhe një portier tjetër për të konkurruar me Avdylin”.
OBJEKTIVAT – “Objektiva e Kukësit dihen. Edhe vitin e kaluar ishte skuadër pretendente. Bënë disa gabime në kampionat, por u shpallën fitues të Kupës”.
RIVALËT – “Partizanin patjetër. Është ekipi kampion. Ka krijuar atë fizionominë e saj. Ka fituar autoritetin e skuadrës kampione, ata janë kryesorët. Të shohim si do zhvillohen dhe skuadrat e tjera, Tirana ka bërë shumë lëvizje”.
SHTYRJA E KAMPIONATIT – “Jo për mua nuk është problem. Ja mund ta shtyjnë një javë ose ndoshta dy, nuk është problem. Megjithatë, nuk duhet të zgjatet më shumë se kaq”.