Laçi pati disa lojtarë në formë huazimi sezonin e shkuar, të cilët i ka humbur këtë merkato vere. Kuribinasit kanë nisur punën për të përforcuar skuadrën dhe sot kanë arritur akordin me mesfushorin Julian Shehu.
20-vjeçari ka pasur dhe një aventurë të shkuar me kurbinasit, pasi në verën e vitit 2017, ishte në provë te bardhezinjtë. Asaj kohe, Shehu ishte vetëm 18-vjeç dhe i bindi drejtuesit kurbinas, por zgjodhi të rikthehej në Greqi.
Sezonin e shkuar, Shehu luajti për skuadrën e Kastriotit në Superiore, duke u aktivizuar në 31 ndeshje dhe duke shënuar 4 gola. Paraqitjet e tij të mira, i siguruan kalimin te Laçi.