De Biazi i pafat, Lotito i beson ish-trajnerit të Italisë

Ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Xhani De Biazi, ishte një ndër kandidatët për të marrë rolin e trajnerit të Salernitanës. Megjithatë, në fund nuk ishte e thënë që 63-vjeçari të rikthehej në Serie B.

Trajneri i ri i skuadrës në pronësi  “de facto” të Kladio Lotitos do të jetë ish-trajneri i Italisë Xhanpiero Ventura. Trajneri 71-vjeçar së fundmi pati një përvojë jetëshkurtër te Kievo. Kontrata e Venturës me klubin nga jugu i Italisë është e vlefshme për një sezon.

Sezonin e kaluar Salernitana i shpëtoi rënies në Seria C falë triumfit në takimet e fazës “Play-Off”, ku eliminuan Venecian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *