Pep Guardiola dhe Mançester Siti i tij ende nuk janë zgjuar këtë merkato, teksa akoma nuk ka asnjë lojtar të ri që ka firmosur në “Etihad Stadium”.
Kërkesat e numrit një të pankinës së “Citizens” duket se janë të qarta, me spanjollin që kërkon me çdo kusht në ekip një mesfushor. Ideja më e fundit duket se është Isko Alarkon.
Sipas asaj që raporton “Marca”, Guardiola i ka kërkuar drejtuesve të Sitit që të tentojnë mesfushorin, me këtë të fundit që duket me valixhe në duar prej kohësh.
Negociatat mes dy klubeve pritet të nisin mjaft shpejt, me anglezët që mund ta shohin Iskon si një objektiv më të lehtë se Rodri i Atletikos, për të cilin po hasin rezistencë nga madrilenët, por edhe konkurencë të ashpër nga Bajerni i Mynihut.