Matijs De Ligt është një hap larg akordit me Juventusin, por PSG nuk është dorëzuar ende. Leonardo beson akoma te blerja e mbrojtësit të talentuar holandez dhe po përgatit goditjen finale.
Braziliani ka gati një rrogë prej 15 milionë eurosh në sezon për 19-vjeçarin. Bardhezinjtë po nxitojnë, pasi ia kanë frikën francezëve. “Zonja e vjetër” ka marrëdhënie të mira me agjentin e lojtarit, por Mino Rajola njihet për surprizat e tij të pakëndshme dhe diçka e tillë “tremb” italianët.
Paratë nuk janë problem për PSG-në, sidomos pas lajmeve të fundit që flasin për një shitje të Nejmarit te Barcelona. Leonardo dëshiron me çdo kusht akordin me kapitenin e Ajaksit dhe është gati t’i dhurojë De Ligt një rrogë totalisht të çmendur, me synimin për ta transferuar lojtarin në kryeqytetin francez.