“Dikush ëndërron ende, Toti ka marrë një ofertë të pabesueshme nga Anglia!”

Marko Borrielo është një nga miqtë më të mirë të Françesko Totit. Të dy kanë luajtur bashkë te Roma, ndërsa ditët e fundit kanë kaluar pushimet në Spanjë.

Ish-sulmuesi italian ka folur për “Sky Sport” në lidhje me Françesko Totin, duke zbuluar një detaj pothuajse të pabesueshëm.

Një “romantik” nga Anglia nuk e ka pranuar ende faktin që 43-vjeçari (i mbush në fund të shtatorit) është tërhequr nga futbolli, saktësisht dy vite më parë. Emri nuk zbulohet, por drejtuesi i një klubi i ka bërë një ofertë surprizuese legjendës italiane.

Françesko është shumë i qartë dhe e di atë që dëshiron. Ndihet pak keq për mënyrën se si e trajtuan te Roma, por keq ndihen të gjithë tifozët e futbollit. Kështu është jeta dhe ai e di se duhet të përveshë mëngët për t’ia rinisur një aventure të re. Unë di se një drejtues i një klubi anglez i ka propozuar të rikthehet të luajë. Lids Junajtid? Nuk e di… “, përfundon Marko Borrielo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online