Tyson Fury ishte ndër të parët që mbështeti boksierin Anthony Joshua pas humbjes befasuese të këtij të fundit ndaj Andy Ruiz. Megjithatë, zemërgjerësia e Fury-t nuk zgjati shumë dhe pak ditë më vonë boksieri anglez u kthye në origjinë duke lëshuar një lum kritikash ndaj bashkëkombësit të tij.
“Kur një person dorëzohet, do ta bëjë sërisht, kjo është e sigurt. Është shumë e vështirë ta marrësh veten nga kjo gjë. Unë jam i mendimit që ai s’do e marrë dot veten. Ka marrë fund”.
“Shumica e njerëzve besonin se ai njeri mund të më rrihte mua. Në çfarë universi mund të ndodhte kjo gjë? Çfarë dreqin po mendonin këta njerëz. Përsa i përket fizikut ai nuk ka të dytë, por në boks po u godite në mjekër e të kapi paniku, muskujt s’të ndihmojnë. Më vjen mirë që dy ndër boksierët me fizikun më të mirë janë mundur nga dy njerëz të shëndoshë”. (Fury mundi Wladimir Klitschko-n në vitin 2015)